TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2026, 10:40

Udhëtimi në Zvicër, Rama-kritikëve: Qenëria vijon hedh baltë, shpifësit më keq se vrasësit

Shkruar nga Pamfleti

 

Udhëtimi në Zvicër, Rama-kritikëve: Qenëria vijon hedh
Rama në Basel

Në reagimin e tij, kryeministri thekson se gjatë afro tre dekadave në funksione publike nuk ka kryer asnjë udhëtim privat me para të shtetit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat se ka udhëtuar në Zvicër me fondet e shtetit, pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku ai shfaqet në qytetin e Baselit.

Kujtojmë se kryeministri është fotografuar në Basel të Zvicrës, ku ndodhej me ftesë të panairit ndërkombëtar të artit ArtBasel. Në këtë aktivitet janë prezantuar edhe vepra të tij artistike. Sipas Ramës, udhëtimi dhe qëndrimi në Zvicër janë mbuluar plotësisht me shpenzime personale.

Në reagimin e tij, kryeministri thekson se gjatë afro tre dekadave në funksione publike nuk ka kryer asnjë udhëtim privat me para të shtetit. Ai shton se e njëjta praktikë është ndjekur edhe nga familja e tij.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit..

Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time.

Në 13 vjet në detyrën e kryeministrit unë dhe familja ime kurrë nuk kemi shkuar me pushime jashtë shtetit.

Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysmë me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste plotësisht me shpenzimet tona.Por ky është një rast i mirë në kohën e duhur, për të vënë një pikë të qartë mbi 'i':

Rreth njëzetë vite më parë, kur nuk më ishte regjur ende lëkura me baltën e shpifjeve e të akuzave pa hesap, pata vënë kujën publikisht duke thënë që 's’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme'!

Sot, dy dekada më vonë, nuk jam më natyrisht ai 40-vjeçari i pamësuar ende me qenërinë e arenës plot baltë të jetës politike, i cili humbte gjumin nga plagët përvëluese të shpifjeve dhe akuzave kriminale.

Por e them me krenari, se ajo fjali e lëshuar asokohe nga dhimbja e nga ndjenja e turpit përpara njerëzve të mi dhe të gjithë atyre që më kishin besuar drejtimin e Tiranës, qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj edhe sot, përballë të gjithë atyre që më kanë besuar drejtimin e Shqipërisë.

Dhe mos e harroni asnjëherë:

Kush shpif apo akuzon pa prova kundër jush, ose e ka bërë vetë atë për të cilën ju akuzon ose do ta bënte po të ishte në vendin tuaj, prandaj edhe gjelozia apo urrejtja ose të dyja bashkë e bëjnë t’i besojë çdo maskarallëku që nxjerr nga goja.

Kur shoh se si bota ku jetojmë është bërë gjithnjë e më shumë falë rrjeteve sociale, lëndina ku ferrat e pafundme të rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit, ndërsa lulet e së vërtetës mbyten rëndom nga ferrat, më shkon gjithnjë mendja tek Librat e Shenjtë, ku shpifësi shfaqet edhe më i keq se vrasësi."

 

rama ne zvicer

8 Komente

  1. T
    Tony

    Ore gomar, ke shitur e ka shkaterruar vendin e eshte ngritur tere populli ne kembe e mos baj si kalama.

    1. R
      Rim

      O zotri ti ben si i virgjer i ke ber lavazh burbuqeve po boll me se na i shpife! Kush te ftoi studio arkitektures qe i jep projektet e kullave?

      1. R
        Rim

        Shite gjë vlla nga arti i fuqishëm që ben? Apo tkalun pjesen

        1. s
          sarg

          Vazhdo e bej piktorin...Plotesish t te deshtuar. Nuk duam nje bloger, piktor, real estate, arkitekt. Duam nje Kryeminister dhe eshte evidente qe ti nuk e ben..Sa i perket vizitave private, mos na bej te hapim defterin e te gjtjme pislliqet e tua o KERME!

          1. r
            rw

            Tamam Himarjot gjuhekurve..

            1. !
              !

              Laj gojen kur flet per himariotet. Ai jo vetem qe nuk ka te beje asgje me himariotet por i urren ata. Shiko si po e shperben dhe po e shet copa copa.

            2. P
              Pinoku

              Hahahaha….kishim nje pinok usta plak dhe tani na u ben dy. Çiraku u be me me usta se ustai

              1. h
                havale

                Qen bir qeni je ti, kryehajdut. Zhduku sa nuk eshte vone, se na e shpifet.

                Lini një Përgjigje