
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji e ka quajtur një lajm të mirë uljen në një tryezë të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës.
Në një intervistë për “Abc News”, ai tha se ky takim ishte i domosdoshëm, teksa shtoi se nuk është dakord me zërat që thonë se ishte veprim i pa moralshëm.
Ai shtoi se të gjithat grupimet brenda PD-së, përfaqësojnë një elektorat pavarësisht mendimeve të kundërta që mund të kenë për çështje të caktuara.
“Padiskutim që mungesën e legjitimitetit nuk e ka bashkimi, e ka mosbashkimi apo mos ulja me deputetë të cilët përfaqësojnë të njëjtën parti politike, përfaqësojnë të njëjtin elektorat dhe kanë dalë nga votat opozitare për të përfaqësuar popullin opozitar.
Ajo që e bën edhe të moralshme këtë lëvizja, është domosdoshmëria e Shqipërisë për të pasur opozitë, domosdoshmëria e Shqipërisë për të pasur balancë institucionale, dhe pa diskutim, bashkim i forcave për të bërë të mundur largimin e qeverisë, pavarësisht ndasive, pavarësisht mendimeve të ndryshme që ka edhe brenda grupimit që u mblodh ditën e djeshme, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme për çështje që dihen dhe janë publike tanimë, bashkimi për koordinimin e aksionit opozitar, bashkimi për të pasur të njëjtën agjendë opozitare, e bën jo vetëm të domosdoshme, por përbën një lajm të mirë për Shqipërinë, aktiviteti i djeshëm”, theksoi ai