TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shtator 2023, 16:40

Asambleja e PS, Çipa: Rama po na ofron modelin më të deformuar të demokracisë, në parti dhe qeveri firmos e vulos vetëm ai

Shkruar nga Pamfleti

Asambleja e PS, Çipa: Rama po na ofron modelin më të deformuar

Gazetari Aleksandër Çipa, teksa ka analizuar ndryshimet në qeveri, ka deklaruar se Rama aktualisht është kthyer në të gjithëpushtetshëm, sidomos në PS.

Ai tha se Rama stigmatizoi kritikat e marra dhe se kryeministri nuk është përballur me penalitete. Sipas tij, fjalimi i Ramës në Asamblenë Kombëtare të PS ishte fjalimi protagonisti duke na treguar modelin më të deformuar të demokracisë.

Me ndryshimet në qeveri së pari Rama dëshmoi atë autoritet absolut që ai ka për vendimmarrjet jo vetëm brenda PS, por dhe raport me qeverisjen. Në të gjitha rastet te fjalimi i tij Rama sigmatizoi kritikat e marra dhe në këtë pikëpamje për shkak të komoditetit që ka pasur në qeverisje në ditët e sotme është i lumtur nga ineficenca opozitare. Edhe pse ka një tentativë për bashkim të opozitës ditët e fundit, përsëri kapaciteti opozitarizmit është i pamjaftueshëm për të ndërhyrë te qeverisja. Rama nuk është përballur me penalitete. Kjo na tregon se kemi modelin më të deformuar të demokracisë”, tha ai në një intervistë në "MCN".

Në vijim ai theksoi se demokracia duhet të rikthehet me të dyja shtyllat e saj dhe se mekanizmi më i fuqishëm që Rama ka është pushteti.

Në asamblenë kombëtare të PS nuk ka as diskutim dhe as analizë por thjeshtë një fjalim të udhëheqësit dhe ky është modeli më i deformuar i demokracisë. Ata duhet të kthejnë dy shtyllat e munguara të demokracisë. Heshtja e socialisteve është një kulturë e re në këtë familje politike. Mekanizmi më i fuqishëm që Rama ka sot është pushteti”, tha ai.

Lini një Përgjigje