Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me aksidentit tragjik të ndodhur në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën, ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, kreu i qeverisë bëri të ditur se mësoi lajmin tragjik sapo mbërriti në Erevan të Armenisë, ku ndodhet për takimin e Komunitetit Politik Europian.
Teksa e cilësoi ngjarjen si një “tragjedi të pangushëllueshme”, Rama shprehu dhimbjen për humbjen e dy të miturve.
Rama u shpreh gjithashtu se lutet për shpirtrat e fëmijëve që humbën jetën dhe për shërimin e të miturit që ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa uroi forcë për familjarët që po përballen me këtë dhimbje të madhe.
“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital”, shkruan Rama.
Rrumpallla tende ne Shqiperi.
Ço flasin keta qe çer çdo dite ua vjedhin paratë dhe ardhmërinë fëmijëve duke betonizuar gjithandej, duke kriminalizuar çolocine, duke vjedhur fondet e shtetit e duke leje fëmijët nen mëshirën e banditëve çoashtu ortak te pushtetarëve... Heshtni, o qeëbesira! Mos Beni humanin sot!