TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Maj 2026, 17:48

U transportua drejt Traumës, reagon Ministria e Shëndetësisë: I mituri koshient, me dëmtime të shumta

Shkruar nga Pamfleti

U transportua drejt Traumës, reagon Ministria e

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me gjendjen e të miturit që u transportua me urgjencë drejt Tiranës pas aksidentit tragjik të ndodhur në Durrës.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se fëmija ndodhet në Spitalin e Traumës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka pësuar dëmtime të shumta, megjithatë është koshient dhe nën kujdesin e mjekëve.

“I mituri ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës. Gjendja e tij është e rëndë, pasi ka dëmtime të shumta. I mituri është koshient”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Sipas informacioneve paraprake, katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në trotuar në momentin kur një automjet, i drejtuar nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre prej tyre.

Si pasojë e aksidentit, dy të mitur kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Njëri prej fëmijëve ka shpëtuar pa lëndime.

Gjithashtu, bëhet me dije se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, duke braktisur automjetin, por është arrestuar më vonë nga policia. Dyshohet se ai ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Lini një Përgjigje