
Kreu demokrat, Sali Berisha, e konsideron vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e konsideron të paligjshëm vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt si Kryebashkiak i Tiranës, si një goditje ndaj Kryeministrit Edi Rama.
Pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha u pyet lidhur me vendimin e Kushtetueses, që rrëzon vendimin e Qeverisë lidhur me shkarkimin e Erion Veliajt, por edhe dekretin e Presidentit, për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Tiranë.
“Gjyqtarët zbatuan ligjin, por gjithashtu vendimin e komentij edhe si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë lloj ligji e morali, ia bëri padashje kundërshtarit të tij kryesor brenda në parti, Erion Veliajt.
E trajtoi deri aty sa duhej t’i dilja unë zot për të drejtat e njeriut. E trajtoi në atë mënyrë që shkel Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo lloj standardi të një qëndrimi ndaj të burgosurve. Dhe me këtë ai i dha Erion Velisë avantazhin de facto. Rama, por edhe Presidenti, me këtë vendim janë të palosur”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje