
Kreu demokrat Sali Berisha ka pohuar sot se gjendja në forcën politike që drejton nuk është e mirë, ndërsa kërkoi marrjen e përgjegjësive.
Megjithëse i qëndron deri në fund tezës së në 11 maj nuk kishte zgjedhje, por farsë elektorale, Berisha shprehet se kultura elektorale nuk i bën mbështetësit që të dallojnë farsën nga zgjedhjet.
Dhe në këtë kuadër, Berisha kërkon një dialog të hapur me anëtarësinë e PD.
“Gjendja e PD nuk është ajo që do donim të ishte. Duke mirëkuptuar ata që kultura elektorale nuk i bën të dallojnë farsën nga zgjedhjet, detyra jonë është të ulemi në një dialog të hapur me ta, dhe të marrim çdo përgjegjësi qe na takon. Nuk shkohet tek simpatizantët as për ti fajësuar, mos dëgjuar apo shpërfillur. Jo, përgjegjësia merret. Tek anëtarët simpatizantët shkohet duke ngjallur shpresën, shpresa vetëm duke thënë të vërtetën.
Kryesore është censura e tmerrshme. Nuk kemi të qartë sesa shkatërrimtare është ajo. Zemërimi i tyre është legjitim, vonesa jonë është problemi. Ne ishim në interes të tyre.
Në qoftë se ne nuk hapemi, nuk faktojmë para anëtarë dhe mbështetësve vullnetin e hekurt për të hapur, për një imazh të ri, për ripërtëritje të fortë, ne nuk mund të motivojmë njeri. Secili nga ju të kërkojë të gjejë njerëz me vlera. Unë përpiqem, sado të përpiqem nuk e realizoj dot. Duhet secili deputet e anëtar, të afrojë vlera”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje