TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Dhjetor 2025, 14:19

Vendimi për Ballukun sërish pezull, Kushtetuesja sqaron mbledhjen e ditës së sotme

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi për Ballukun sërish pezull, Kushtetuesja sqaron mbledhjen e

Gjykata Kushtetuese duket se nuk ka ende një vendim të qartë se çfarë do të ndodhë me ankimin e kryeministrit lidhur me pezullimin e zv. Kryeministres Belinda Balluku.

Sot u mblodh kolegji i Gjyqtarëve dhe nuk pati unanimitet mes 3 anëtarëve të tij për këtë arsye rasti ka kaluar te Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila do të vendosë mbi fatin e dosjes nëse do të kalojë për shqyrtim apo jo në seancë plenare. Vetë Kushtetuesja ka dalë me një njoftim për mediat, por pa dhënë datë se kur do të merrte vendimi i Mbledhjes së Gjyqtarëve

Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues” Kryeministri i Republikës së Shqipërisë”, Gjykata bën me dije si vijon:

Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore.

Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve do të njoftohet rregullisht në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese”, njofton gjykata.

 

1 Komente

  1. R
    R

    A ka shqiptar qe nuke di vjedhjen e ketyre ???? Zvarritja shkon vetem ne favor te hajduteve Rama-Balluku.

    Lini një Përgjigje