Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pas deklaratave të Taulant Ballës për Avokatin e Popullit.
Në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se PD ka disa emra për Avokat të Popullit, madje njëri prej tyre është i njohur dhe publik.
Sipas tij, emri i Besim Ndregjonit duhet të votohet në Parlament si Avokat i Popullit.
“Ne kemi disa kandidatë që do t’i paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të Ballës, por ai i ndryshon deklaratat nga mëngjesi në darkë. Por ne kemi kandidatët, i kemi të listuar, janë të njohur. Njëri prej tyre Besim Ndregjoni, ka qenë në seancë. Në cdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare ai duhet të ishte votuar dhe duhet të votohet”, tha Berisha.
Kreu i Grupit Parlamenatr të PS, Taulant Balla deklaroi se PS nuk do të propozojë asnjë emër për Avokatin e Popullit, por do të votoje atë që do të mbështesë opozita.
“Ne do të shprehemi për këto kandidatura brenda afatit. Unë prandaj po bëj këtë komunkim. Është më e mira e mundshme, në këto kushte, të votojmë një nga kandidaturat e propozuara nga opozita. Unë nuk i kam parë të gjitha kandidaturat. Pasi të kemi listat e plota të kandidaturave, të vlerësohen nëse i kanë përmbushur kriteret. Nuk kemi asnë komunikim. Ai fakt është që ne nuk po investohemi me mbështetje. Shpresoj që PD, kandidatët që ka mbështetur me firma, t’i mbështesë edhe në Kuvend. Dua që kuvendi të zgjedhë një Avokat Populli nga opozita dhe të mbështetur nga qeveria. Ne duam të ecim me një traditë të konsoliduar parlamentare”, tha Balla.
Lini një Përgjigje