Politike20 Mars 2023, 22:53

Vështirësitë e dialogut Kosovë-Serbi, Andi Bushati sulmon Ramën: Kurti po merr thika pas shpine edhe nga Tirana

Shkruar nga Pamfleti

Vështirësitë e dialogut Kosovë-Serbi, Andi Bushati sulmon

Analisti Andi Bushati tha se avantazhimi i Serbisë në raport me Kosovën në dialog nuk është vetëm për faj të qeverisë së Albin Kurtit.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Bushati tha se një faktor që ka ndikuar në fuqizimin e Serbisë në rajon lidhet me luftën në Ukrainë dhe përpjekjen e SHBA për t’ia marrë Serbinë, Rusisë. Ai gjithashtu përmendi edhe politikën, sipas tij armiqësore të Tiranës zyrtare ndaj qeverisë Kurti.

Në rrafshin gjeopolitik ndodhi lufta në Ukrainë që shtoi interesin e amerikanëve për t’ia tërhequr Beogradin Putinit, dhe kjo ndoshta po bëhen në kurriz të Kosovës. Është hera e parë në 30 vjet që një qeveri e Kosovës merr në mënyrë të vazhdueshme thika pas shpinës nga qeveria e Tiranës, është një qeveri që luan në terren të minuar”, tha Bushati.

kurti rama dialogu kosovë-serbi