
Etjen Xhafaj është i pesti që lëviz nga zona e tij.
Vijon rokada në radhët e socialistëve. Edi Rama ka “peshkuar” një tjetër emër nga ata që duket se kanë dështuar në zonën që u i ishte ngarkuar dhe e ka sjellë në Tiranë.
E kemi fjalën për Etjen Xhafajn. Këtij të fundit i ishte ngarkuar Kavaja ta kishte në patronazh, por në zgjedhjet vendore ai dështoi, pasi PS humbi bashkinë. Madje Rama e ka kritikuar në mes të Asamblesë së PS, Xhafajn, duke i kërkuar llogari. “Çfarë ke bërë ti aty? Pse nuk ke bërë asnjë analizë?”, ka thënë Rama në Asamblenë e një viti më parë.
Në këto zgjedhje Rama ka vendosur ta lëvizë. Sipas burimeve të "Pamfletit", me kalimin e Pandeli Majkos në Kavajë, Xhafaj është sjellë në Tiranë, ku duket se mbulon disa prej zonave periferike të Tiranës, si Petrela, Farka etj.
Etjen Xhafaj është i pesti që lëviz nga zona e tij. Fillimisht ishte Pandeli Majko që u largua nga Kukësi dhe u vendos në Tiranës. Më pas Rama e kaloi në Kavajë, duke larguar Etjenin. Po ashtu largim i bujshëm ishte ai i Erion Braçes, i cili ishte në Divjakë. Braçe u largua pas përplasjeve me të dërguarit e Ramës atje.
Në Kukës Rama dërgoi Eduard Shalsin, i cili do të zëvendësojë Majkon. Po ashtu mësohet se është zhvendosur Olta Xhaçka, e cila ishte në Kolonjë. Ajo ka kaluar te Njësia 2 në Tiranë. Pra duket se kryeministri ka filluar të lëvizë ata emra që nuk kanë dështuar në zonat e tyre, sigurisht përveç Braçes.
Majkos nuk është se po i ngjiste fjala në Kukës. Xhafaj në Kavajë pësoi disfatë, ndërsa Olta nuk ka shkuar kurrë në Kolonjë dhe sipas burimeve dega aty nuk e do më. Pritet që të ketë të tjera lëvizje në ditët në vijim, pasi edhe në takimin që ka pasur Rama sot me drejtuesit politikë, ka pasur debate dhe pakënaqësi mbi angazhimin në bazë të deputetëve. /Pamfleti
Lini një Përgjigje