TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2026, 16:00

Vjena dhe Berlini i bashkohen protestave të diasporës, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Vjena dhe Berlini i bashkohen protestave të diasporës, shqiptarët

Shqiptarët në Vjenë iu bashkuan protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke organizuar një tubim në kryeqytetin austriak dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Manifestimi në Austri vjen në vazhdën e protestave të organizuara nga diaspora shqiptare në qytete të ndryshme të botës, ndërsa paralelisht në Shqipëri po zhvillohen protesta masive që kanë hyrë tashmë në ditën e 15-të radhazi.

Prej dy javësh, protestat nuk janë ndalur as brenda vendit dhe as jashtë tij, duke reflektuar mobilizimin e shqiptarëve si në atdhe ashtu edhe në diasporë. Ndërkohë, sot në Tiranë mbahet protesta e 15-të, ku pritet t'u bashkohen edhe emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Edhe Berlini iu bashkua këtë të diel valës së protestave të organizuara nga shqiptarët e diasporës kundër qeverisë. Dhjetëra shqiptarë u mblodhën në kryeqytetin gjerman, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe ndryshime në drejtimin e vendit.

Gjatë tubimit, protestuesit mbanin pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ndërsa thirrja që dominoi protestën ishte: "Rama ik, ju erdhi fundi".

Pjesëmarrësit shprehën pakënaqësinë e tyre për zhvillimet politike në Shqipëri dhe kërkuan garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Tubimi në Berlin vjen në vijim të protestave të zhvilluara nga shqiptarët në vende të ndryshme të botës, duke treguar zgjerimin e mobilizimit të diasporës kundër qeverisë shqiptare.

shqiptaret vjene austri proteste

Lini një Përgjigje