Politike16 Tetor 2023, 12:39

Von Der Leyen në Samit: Duhen reforma për të ecur përpara, mos i lini mundësitë t’iu shpëtojnë!

Shkruar nga Pamfleti
Von Der Leyen në Samit: Duhen reforma për të ecur përpara,

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen apeloi që Ballkani Perëndimor të punojë ngushtë me BE për t’u bërë pjesë e unionit.

“Hera e parë që kjo ndodh në rajon. Ne jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshme që ka nisur Rusia mbi Ukrainën. Ne kemi parë edhe një sulm të tmerrshëm të Hamasit, I cili ka vrarë më shumë se 1440 burra, gra dhe fëmijë, kjo për arsyen e vetëm se ata janë hebrenj. Në këto kohë na duhen miqtë më të mirë. Le të punojmë që ju të bëheni pjesë të BE që së bashku të arrijmë një paqe që të zgjasë dhe një begati po ashtu”, tha ajo.

Ajo theksoi se Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, ndërsa deri tani janë përdorur 16 miliardë euro nga 30 të planifikuara për Ballkanin Perëndimor.

"Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014. Synimi është për të ecur përpara në formë të vërtetë në rajon por dhe bashkëpunim rajon ekonomik. Synimi është për të ecur përpara në rajon për bashkëpunimin ekonomik. Ne kemi hedhur themel të forta me planin e investimeve ekonomike prej 30 miliardë eurosh. Rezultatet tashmë po tregohen, 16 mld euro janë përcaktuar dhe janë përdorur tashmë”, u shpreh Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian tha gjithashtu se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe BE janë shumë larg njëra-tjetrës. Leyen u shpreh gjithashtu se duhen reforma për të ecur përpara.

"Dua të flas pak për këtë çështje ekonomitë tona janë ende shumë larg njëra tjetrës, ekonomitë janë 35 % në mesataren e BE, duhet ta sjellim më pranë mesatares sonë. Këtë do e arrijë edhe plani, kjo është ideja, nga fuqia vlerat që na bashkojnë vendet që bëhen pjesë e BE, pjesa e dytë e fuqishme ka të bëjë me zgjerimin ekonomik, venet kanë pasur rritje të madhe ekonomike, tregu ynë i vetëm u zgjerua, këto janë parimet që na duhen dhe i kemi përdorur, në fusha specifike të hapim dyert e tregut të vetëm evropian, duhet ta tregojmë, siç është lëvizja e mallrave dhe shërbimeve, pagesa pa para në dorë për të bërë më të lehtë disa nga elementët sigurisht dhe hapja e dyerve, vendet duhet të përfundojnë të plotësojnë tregun e tyre rajonal, është kusht që vendet e Ballkanit Perëndimor t’u ofrojnë kushte fqinjëve të tyre, për të ecur përpara duhen reformat të thella. Është një stimul për të hapur dyert në aspektin ekonomik, por hapjen e kufijve brenda për brenda Ballkanit Perëndimor. Vetëm duke punuar së bashku mund ta bëjmë të mundur që BP mund të vijë në zemër të BE. Mesazhi është ky që këto janë komente vendimmarrëse, mos i lini mundësitë që të shpëtojnë", tha Vion der leyen.

rama samit procesi i berlinit ursula von der leyen