
Ajo që po aplikohet nga numëruesit është që votat ku kanë kontestime të lihen mënjanë, pra të mos numërohen, gjë që është konsideruar e papranueshme nga ana e socialistëve.
Vijojnë problemet me numërimin e votave të diasporës në Parkun Olimpik, atje ku duket se procesi është bllokuar për shkak të votave që kanë mbërritur nga Greqia.
Partia Demokratike dhe aleatët e saj të koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ kanë ngritur pretendime lidhur me rregullsinë e votave që kanë mbërritur nga Greqia.
Ajo që po aplikohet nga numëruesit është që votat ku kanë kontestime të lihen mënjanë, pra të mos numërohen, gjë që është konsideruar e papranueshme nga ana e socialistëve. PD ka kërkuar që votat e mbërritura nga Greqia të mbahen në një kuti të posaçme, duke mos u llogaritur në rezultatet e votave të numëruara nga diaspora.
E gjithë kjo situatë ka krijuar tensione ku debate të forta ka pasur mes zyrtares së KQZ-së, Jona Josifi dhe Taulant Ballës, drejtuesit politik të PS-së për diasporën.
Balla e ka paralajmëruar Josifin se po kryen shkelje ligjore, po shpërdoron detyrën dhe do të përballen me ligjin.
“Po kryen shpërdorim detyre, po shkel ligjin”, iu drejtua Balla, zyrtares së KQZ-së, e cila për të zhbllokuar procesin e numërimit, duket se ka udhëzuar numëruesit që votat e kontestuara të lihen mënjanë.
“ Ti s’ke të drejtë të shkelësh ligjin. Ti po shkel ligjin, ajo që je duke bërë ti është përtej kompetencave. Unë kam 30 vite që merrem me këtë punë. Kërko një provë. Kush është prova? Shko shqyrto provën që të thonë ata. Kanë humbur, duan alibinë. Je në shpërdorim detyre. S’ka vendim, o zonjë. Kjo është e rëndë”, reagon ashpër Balla duke iu thënë përfaqësuesve të PD.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i PD-së, që po monitoron procesin shprehet se “i kemi bërë thirrje KQZ-së që për votën e Greqisë të marrin masa dhe ta veçojnë, pasi procesi është shoqëruar me anomali”.
“S’ka asnjë bazë ligjore që të kontestosh një zarf. PD po merr më qafë numëruesit e vetë. Dënimi është 3-6 muaj burg për pengim procesi. Nuk mund të kontestosh një zarf, mund të kontestosh një fletë votimi. A keni dëgjuar ndonjë provë?”, paralajmëron Balla.
Në anën tjetër, Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD-së për Diasporës, shfaqi dyshime se struktura të PS mund të kenë luajtur rolin e nënkontraktorit për shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit.
“Ne mendojmë se ishte një ditë shumë e bukur dhe urojmë të mbyllet po aq bukur. Është e rëndësishme të numërohet vullneti i shqiptarëve. Ndoshta është çështje teknike që nuk ka nisur ende numërimi i votës së diasporës. Dua të falënderoj të gjithë ata nga diaspora që votuan dhe ata që erdhën për të votuar. Presim një kthesë të madhe përsa i përket Greqisë.
Ne kemi më shumë se dhjetë ditë që denoncojmë publikisht dhe përmes juristëve tanë në KQZ për një proces që ka krijuar shqetësime serioze. Sot kemi plotësuar kërkesën që të ketë një ndarje të veçantë të kutive të votimit, në mënyrë që kur të vijë momenti të analizojmë procesin në Greqi dhe të verifikojmë standardet e zbatimit të Kodit Zgjedhor. Atje ka dyshime se kush e ka bërë shpërndarjen si nënkontraktor – ka mundësi që të kenë qenë strukturat e PS. Ne kërkojmë verifikimin e këtyre dyshimeve serioze. Janë rreth 190 mijë zarfe me vota për t’u numëruar,” u shpreh Topalli.
E gjithë kjo situatë mund të fusë në ngërç procesin e numërimit të votave të diasporës, që mund të përbëjnë numrin më të lartë të votave totale të mbërritura me postë.
Lini një Përgjigje