
Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në Kuvend pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja, ndërsa akuzoi ministren e Brendshme, Albana Koçiu për mashtrim.
Ai tha se ministrja Koçiu doli zbuluar nga KLGJ, ndërsa ai e cilësoi ministren si mashtruese. Berisha iu referua deklaratës së dhënë prej Koçiut se policia nuk ka asnjë lidhje me mbrojtjen në gjykata.
Deklarata e Koçiut erdhi pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.
“Duartrokit tuaj pas zisë për gjykatësin tregon se fytyra është e keni maska dhe maskat fytyra. Sa i përket ministres, ajo ka bërë mashtrim publik, dhe asnjë nuk mund të mbrojë një mashtruese publike të denoncuar nga KLGJ. Ajo urrejtje është për drejtësinë, jo për individi. I ka provuar shqiptarët nga e drejta e procesit ligjor, sot sipas organeve kërkon 15 vite për një vendim. Është drejtësi që për mungesë të vendimeve ka krijuar raste vetëgjyqësie”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje