TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2025, 17:09

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Berisha: Krimi dëshmi e pasigurisë, ekzekutori të marrë dënimin më të rreptë!

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Berisha: Krimi dëshmi e pasigurisë,
Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas ekzekutimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja.

Berisha shprehet se kërkon dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin e këtij krimi shumë të rëndë.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në brendësi të institucionit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend. Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë”, shkruan Berisha në Facebook.

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda godinës së Gjykatës së Apelit. Autori është arrestuar dhe është identifikuar si Elvis Shkëmbi.

Përveç gjyqtarit, mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e birë, të cilët janë dërguar në Spitalin e Traumës.

Lini një Përgjigje