Politike 2 Mars 2023, 14:55

Vrasja e trefishtë, Manja shmang përgjegjësinë: Dan Hutra ka qenë për 16 vite komisioner i Berishës nëpër burgje!

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e trefishtë, Manja shmang përgjegjësinë: Dan Hutra ka
Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se opozita përdor masakrën që ndodhi ditën e djeshme për politikë, sepse nuk u intereson jeta e shqiptarëve. Teksa ironizoi sesi e kishte përshkruar Sali Berisha vrasësin serial, Dan Hutrën si patronazhist, Manja zbuloi se në fakt Dan Hutra paska qenë komisioner i Berishës për 16 vite në burgje.

Kujtojmë që Dan Hutra shembulli konkret se si institucionet e drejtësisë nuk kanë funksionuar siç duhet. Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë. Politikanët vijojnë me ‘ping-ponget’ e tyre.

“Unë bashkohem me dhimbjen e viktimave të djeshme të atij krimi makabër. Po ju edhe ato  i përdorni për politikë sot këtu për të ushqyer revolucionin e ditës së nesërme se s’u interesojnë jetët e shqiptarëve. Madje Saliu këtu, edhe autorin e atij krimi e quajti pa pikë turpi patronazhist. Kur gjithë e dinë që për 16 vite në burgje ka bërë komisionerin e Saliut. Janë fakte këto po ju s’keni nga t’i dini.”- thotë Manja.

Skema si ndodhën vrasjet nga Hutra:

Në orën 12 e 15 minuta, autori Dan Hutra, në rrugën "Teodor Keko", në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë Marjana Gurakuqin, 40 vjece, banuese në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz” me targa AA 531 UK, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe. Theksojmë se për ngjarjen e parë të ndodhur në rrugën “Teodor Keko” Policia e Shtetit ka marrë njoftim në orën 13:40 minuta, nga një telefonatë në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pra pas ndodhjes së dy ngjarjeve të tjera.

Kush është Dan Hutra?

Dan Hutra është një njeri i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka një skedë të pasur kriminale ku përfshihen vepra të ndryshme penale për përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje, në total 20 vite histori kriminale! Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë", i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023. Këtu mësoni si u lirua nga burgu.

vrasja e trefishtë manja