Politike 2 Mars 2023, 12:18

Bardhi-Ramës: Ke kaluar çdo vijë të kuqe! Je përfshirë në aferën më të rëndë këto 32 vite

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi-Ramës: Ke kaluar çdo vijë të kuqe! Je

Deputeti demokrat Gazment Bardhi në Kuvend tha se pas mikut të Putinit, Oleg Deripaska, kryeministri Edi Rama është person i i dyti që ka përdorur privatisht fuqinë e FBI-së kundër rivalëve, duke u takuar me Charles Mcgonigal. 

“Dy njerëz e kanë korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së, Deripaska dhe Rama. Pra, ish shefi i FBI, është sot në gjykim dhe pritet të dënohet për akuza që shkojnë deri në 20 vjet burg për shkak të raportit privat, të fshehtë, korruptiv që ka ndërtuar me dy individë: me oligarkun rus, njeriun e afërt të Putinit dhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, bashkë me 2 bashkëpunëtorë në këtë aferë, shqiptaro-amerikanin Agron Neza dhe këshilltarin privat të Edi Ramës, por me kredenciale qeveritare, Dorian Duçka”, tha Bardhi.

Më tej Bardhi ngriti pyetje mbi raportin Rama-McGonigal dhe takimet mes tyre, të cilat kryeministri i pranoi, por sipas deputetit demokrat nuk dha asnjë sqarim se çfarë lidhjeje ekzistonte. Ai renditi gjithashtu të gjitha aspektet e cenuara nga kjo çështje në raport me vetë Shqipërinë dhe SHBA-të.

 

charles mcgonigal rama bardhi