
Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar ndaj deklaratave të Komisioneres së Zgjerimit, Marta Kos, e cila ka relativizuar skandalet e Qeverisë Rama, duke u shprehur se raste të tilla gjenden kudo.
Por Bardhi e konsideron Marta Kos si një zëdhënëse të Qeverisë së korruptuar.
Por duket se deklarata që ka sjellë reagimin e demokratëve kishte të bënte me zgjedhjet. “Zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, është mirë kur marrim kritika për tu përmirësuar”, tha Kos.
“E sfidoj Komisoneren e Zgjerimit dhe çdo zyrtar të BE, që të gjejë një Kryeministër, që para se të zbardhet gara rreth 200 mln, shkon Kryeministri dhe zv.kryeministri, për të takuar kompaninë dhe më pas hapin garën dhe ia japin kompanisë së paracaktuar.
Nëse komisionerja Kos gjen një rast të tillë, e pranojmë. Por dua të siguroj shqiptarët se Europa s’ka raste të tilla. Çdo shqiptar pret nga Komisionerja, që në deklaratat e saj të flasë për standardet europiane dhe jo të mbulojë korrupsionin e Edi Ramës.
Dua të jem drejtpërdrejtë dhe për faktin e reagimit për raportin e OSBE-së. Këtë se tha as Edi Rama. Me këtë deklaratë do të turpërohej dhe vetë Edi Rama. Komisionerja e Zgjerimit ka detyrimin që të jetë e drejtpërdrejtë me shqiptarët. Komisionerët e OSBE se thanë në asnjë fjalë dhe asnjë gërmë atë pohim.”, tha ai.
Kosi ose me mire DHALLA FLET NE FAVOR TE KRYEHAJDUTIT NDERKOMBETAR RAMA SE KA MARRE VALIXHEN ME MILIONA EURO NGA RAMAVICI PARA TE CILAT JANE TE SHQIPTAREVE TE MJERE QE JA KANE VJEDHUR ME KORRUPSIONIN. JEMI VENDI I PARE NE PIRAMIDEN E AUTORITARIZMIT DHE ZERRO DEMOKRACIE