Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me Belinda Ballukun, e cila u pezullua nga detyra dhe iu ndalua largimi nga Shqipëria.
Sipas Sali Berishës, me deklaratat që bëri, kryeministri Edi Rama “i ka nxjerrë dhëmbët drejtësisë” dhe “me fjalë të tjera Rama i thotë Belindën kurban po harroni mua sepse unë jam kushtetuta dhe mjerë kusht të kaloj kufirin”.
Në fund, Berisha ka bërë edhe një paralajmërim për kryeministrin.
“Edvin asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet tua të rënda.", tha Berisha.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se nesër më 22 nëntor 2025, në orën 09:00, do të zhvillohet seanca gjyqësore për Belinda Ballukun dhe dy zyrtarët e tjerë Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Sipas njoftimit të SPAK-ut ata do të merren në pyetje dhe do të verifikohen masat e sigurisë.
“Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në njoftim.
Ketu paskemi arritur! Ky kriminelcqe dusa here e lau na gjak Shqiperine, guxoka te kercenoje! Edi mblidh bythen se kjo vemje kerkon serisht gjak.