TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2025, 14:17

GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, Kryeministria çon vendimin në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i qeverisë u lajmërua nga kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi cenim të ekzekutivit vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.

GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, Kryeministria çon vendimin në
GJKKO pezulloi Ballukun, Rama: Ndërhyrje brutale në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv

Siç parlajmëroi edhe në konferencën për shtyp kryeministri Edi Rama, Kryeministria nuk ka humbur kohë dhe ka dorëzuar në Kushtetuese, vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga dy postet, si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kryeministri Edi Rama kur u pyet sot për vendimin e Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion për pezullimin nga detyra të numrit dy të kabinetit qeveritar, Belinda Balluku, tha se qeveria do respektojë gjithmonë punën e organeve të drejtësisë, por nga ana tjetër nuk mund të injorojë vendime që sipas tij reflektojnë “dobësitë e një pushteti të ri”. 

Rama paralajmëroi se çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese, ku do të kërkohet sqarim te Gjykata e Posaçme, për një masë që siç e nënvizoi vazhdimisht, cënon pavarësinë e ekzekutivit dhe tejkalon kompetencat e një institucioni drejtësie.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar se nesër më 22 nëntor 2025, në orën 09:00, do të zhvillohet seanca gjyqësore për Belinda Ballukun dhe dy zyrtarët e tjerë Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Sipas njoftimit të SPAK-ut ata do të merren në pyetje dhe do të verifikohen masat e sigurisë.

“Ju njoftojmë se pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me datë 22.11.2025, ora 09:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës dhe nevojat e sigurimit për të pandehurit Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, në kuadër të procedimit penal nr. 136, të vitit 2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë Struktura e Posaçme Anti Korrupsion njoftoi se Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi masën e sigurisë pezullim nga detyra, dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për zv/kryeministren, njëkohësisht dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe arrest shtëpie për dy zyrtarët Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

gjkko pezulloi ballukun nga detyra

2 Komente

  1. T
    Tng

    Mjeshter i manipulimit del shpejte nga situata i nxjer geshtenjat nga zjarri me duart e kushtetueses????

    1. R
      Romeo juristi i njohur

      Ky palloshi ose është ose ben, pasi Gjykata e ka pezulluar nga detyra, duke i bërë nder dhe duke mos e arrestuar sikurse beri me te tjerët. Po të ishte e arrestuar a do të kryente detyren? Kaq mjafton.

      Lini një Përgjigje