Politike20 Prill 2024, 21:28

“Zemërim deri në fitore”, Berisha: Një e treta e kombit ka braktisur vendin

Shkruar nga Pamfleti

“Zemërim deri në fitore”, Berisha: Një e treta e

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës, ka komentuar protestën e një dite më parë para Bashkisë së Tiranës, ku tha se protestuesit u treguan shqiptarëve që nuk pajtohen me vjedhjen e taksave.

Berisha gjithashtu foli për shpopullimin e vendit, duke thënë se nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e vendit që nga kombi të largohen 1/3 e qytetarëve.

“Dje ju i treguat shqiptarëve, i treguat kombit dhe mbarë Europës se nuk pajtoheni kurrë me vjedhjen 100 përqind si në asnjë vend tjetër të botës të taksave, parave tuaja.

Se nuk pajtoheni kurrë me Erion Veliajn, këtë monstër që e turpëron emrin njeri.

Që i konsideron qytetarët shqiptarë, i konsideron kryeqytetasit si qenie për t’u mashtruar.

Që dy-tre vite me radhë flet për pyllin imagjinar 1 milion pemë vetëm se ka vjedhur koston e 1 milion fidanëve.

Që dy, tre vite me radhë, tenderat i merr me drejtorët e tij mostra.

Paratë e taksapaguesve i kthen në hotele luksoze me 5 yje.

Paratë e qytetarëve i kthen në pallate private për veten dhe bandën e tij.

Paratë e qytetarëve i dërgon në konto offshore dhe zhduk pa nam dhe nishan mbi 130 milionë euro të paguara nga mundi, djersa e shqiptarëve për djegësin e Tiranës, për të cilin nuk ekziston as gjurmë, as nishan”, tha Berisha.

Berisha tha se një e treta e shqiptarëve janë larguar nga vendi për shkak të pushtetit të Edi Ramës.

“Edhe njëherë, cilin dëgjuat ju të shprehë shqetësim se një e treta e kombit në sundimin e armikut, e Pashiqit shqiptar, Edi Rama, braktisi Shqipërinë?

Miq dhe partnerë, u them këtu sonte se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori.

Se gjer në vitin 2013, numri i shqiptarëve është rritur çdo vit në këtë vend.

Vërtet kanë lëvizur, vërtet kanë dalë, vërtet kanë hyrë.

Por numri i shqiptarëve është rritur nga viti në vit.

Sepse nga viti në vit forcohej shteti ligjor.

Nga viti në vit forcohej barazia para ligjit.

Nga viti në vit forcohej drejtësia.

Nga viti në vit forcohej ligji, të drejtat.

Nga viti në vit rriteshin rrogat, rriteshin bizneset, rriteshin vendet e punës, rriteshin pensionet, ndërtoheshin shkolla, ndërtoheshin rrugë.

Kjo është e vërteta.

Prandaj nuk ka betejë më të shenjtë se beteja kundër kësaj vjedhje të tmerrshme që po u pi gjakun shqiptarëve.

Që po i denigron dhe poshtëron shqiptarët në qeniet më inferiore.

Që i shndërron institucionet e tyre në institucione private”, tha Berisha.

 

sali berisha