Politike18 Prill 2023, 12:32

Zgjedhjet e 14 Majit, Meta i shkon në zyrë Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 14 Majit, Meta i shkon në zyrë Berishës
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Kreu i Partisë Ilir Meta ditën e sotme i ka shkuar në zyrë ish-kryeministrit Sali Berisha.

Takimi mes dy krerëve të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, vjen një ditë pasi u takuan me shefen e misionit të ODHIR, Audrey Glover.

Prej ditësh ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë duke zhvilluar fushatë së bashku nëpër bashkitë e vendit.

Ditën e djeshme Meta e Berisha ishin në Gramsh ku prezantuan kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.

Ndërkohë nga ana tjetër Partia Demokratike zyrtare e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar KQZ të shkruajnë emrin e Ilir Metës për koalicionin "Bashkë Fitojmë" në fletën e vetimit dhe të marrë masa pasi Berisha po përdor simbolet e PD për fushatë elektorale.

Për herë të parë në 30 vite, në krah të emrit të koalicionit “Bashkë Fitojmë’, nuk do të jetë emri i kryetarit.

Historikisht, krahas emrave të koalicionit janë vendosur emrat e kryetarëve të partisë drejtuese të koalicioneve. Koalicionin “Bashkë Fitojmë” e drejton PL dhe duhej emri i Ilir Metës. Por duke qenë se ky e eklipson Berishën dhe po ashtu demokratët demoralizohen, Celibashi vendosi që emri i tij të mos jetë aty.

Për këtë arsye, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ka njoftuar se ka bërë ankimim në KAS për këtë çështje.

 

meta berisha