Kjo “grabitje” votuesish socialistë nga Rakip Suli, është denoncuar te Edi Rama dhe te drejtuesja politike Belinda Balluku, nga kandidati i Dibrës, Rrahim Spahiu, por ata e kanë lejuar transferimin e votuesve në Kamzë, mbasi kanë frikën e humbjes në këtë bashki, ku më 2019-në me Rakipin e pa rivalë morën vetëm 9% të votave
Siç e kemi faktuar, Rakip Suli i Kamzës, nuk po bën fushatë me program social-ekonomik, por me asfalt elektoral nëpërmjet tenderëve të pa planifikuar në buxhet; me ultimatumin që çdo nëpunës i bashkisë të garantojë 100 vota dhe me presione e blerje votash në familjet e varfra.
Por batakçiu Rakip Suli, po përdorë edhe marifetin e transferimit të votuesve socialistë nga fshatrat periferik e të varfër të Dibrës, duke i regjistruar familjarisht si banorë të përkohshëm në Bashkinë Kamzës, deri pas zgjedhjeve të 14 majit.
Sipas informacionit, deri tani Rakipi ka “importuar” afro 2000 banorë nga Dibra, të gjithë familjarisht me 5-7 anëtarë në moshë votimi, të cilët i ka futur si banorë në Regjistrin e Gjendjes Civile të Kamzës, duke i joshur me pagesa e favore të tjera.
Po kështu, në pazar me drejtuesit e Gjendjes së Përgjithshme Civile në Ministrinë e Brendshme, ka mundur të transferojë në Bashkinë e Kamzës, vendbanimin e 400 familjeve të tjera nga Dibra e familje dibrane që jetojnë në Tiranë, të cilat e di që janë votues besnik të PS.
Djemtë, të “fortët”, nëpunësit e bashkisë dhe punëtorët dibranë te bizneset e Rakip Sulit, po kontaktojnë me dibranët që punojnë e studiojnë në Tiranë, për t’i bindur të regjistrohen si votues në Kamzë e të votojnë atë kundrejt shpërblimit.
Votuesit që ka importuar nga Dibra, i ka garantuar se do t’u paguaj shpenzimet e ditës votimit dhe do t’u japë thasë me ushqime falas në supermarketet e Peshkopisë e komunave ku jetojnë.
Hallexhinjtë që nuk e kanë problem të vinë të votojnë në Kamzë, batakçiu Rakip Suli po i mashtron edhe me punësime, ndihmë ekonomike, dhurim tokash shteti për shtëpi e leje ndërtimi falas dhe bursa shkollorë për fëmijët
Por kjo “grabitje” votuesish socialistë, që po bën Rakip Suli, është denoncuar Edi Rama dhe te drejtuesja politike Belinda Balluku, nga krye bashkiaku kandidat i PS, Dibër, Rrahim Spahiu, i cili i do votuesit për vete.
Por Babloku e Balluku kanë lejuar transferimin e votuesve nga Dibra për Rakip Sulin, mbasi kanë frikën e humbjes në Kamzë që është votim elektronik, ngaqë e dinë se Rakipi edhe më 2019 pa rival, mori vetëm 8% të votave.
Ndërsa për votat e Bashkisë së Dibrës, Babloku e Balluku janë të qetë dhe dinë që PS do fitojë, mbasi i ka garantuar Imer Lala./Pamfleti
Lini një Përgjigje