
Ervin Demo do të jetë kandidati i PS për Beratin, duke u konfirmuar në këtë mënyrë për një mandat të dytë.
Ka qenë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste të qarkut të Beratit, i cili ka konfirmuar rikandidmin e Demos.
Përmes një postimi në facebook, Çuçi shkruan se vendimi për rikonfirmimin e Demos u mor në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në Berat, të mbajtur këtë të shtunë.
“Në Asamblenë e Partisë Socialiste konfirmuam Ervin Demnon si kandidatin tonë për zgjehdjet e 124 majit. Besimi për një mandat të dytë është rezultat i punëve të mira që janë bërë këto 4 vite në Berat dhe garanci për vazhdimin e projekteve dhe investimeve që shndërrojnë këtë bashki në një qendër të rëndësishme të turizmit në vendin tonë. Berati është një markë ndërkombëtare për vlerat që ka si pjesë e UNESCO-s, një qytet që meriton vëmendje të posaçme e që kurrsesi ne nuk mund ta lemë në duart e atyre që as nuk dinë e as nuk duan të punojnë për të”, tha Çuçi.
Më herët ka qenë kryeministri Edi Rama që ka dhënë sinjale se Demo do të rikandidonte, pasi ka vlerësuar punën e tij.
Lini një Përgjigje