Politike17 Mars 2023, 22:47

Berishistët të lumtur krah Metës, të gjithë në sulm ndaj Alibeajt: Është peng i Ramës, nuk na ndalon dot të garojmë

Shkruar nga Pamfleti

Berishistët të lumtur krah Metës, të gjithë në

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka komentuar vendimet e marra deri më tani nga sistemi gjyqësor por edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me ngërçin mes të djathtëve.

Ndërsa theksoi edhe një herë qëndrimin e mbajtur deri më tani nga grupimi i Berishës se çështja e siglës së PD-së do të shkojë deri në organet ndërkombëtare të drejtësisë nëse është e nevojshme, Bylykbashi u zotua po ashtu se i gjithë sistemi, që sipas tij është vënë në shërbim të kreut të qeverisë, do të ekspozohet.

E kemi detyrim që të ezaurojmë në maksimum hapat e brendshëm dhe pastaj t’u shkojmë mekanizmave të huaj. Do të diskretitojmë instrumentat që përdor Rama, KQZ, gjykatën” deklaroi Bylykbashi në “A2 CNN”.

Sipas tij, Edi Rama po “çmonton dhe monton” opozitën sipas interesave të tij, dhe “grupimi i Alibeajt po e ndihmon që t’ia arrijë qëllimit.”

Koalicioni është mekanizmi që na siguron të futemi në zgjedhje, pavarësisht vullnetit të Ramës për të mos na lënë. Pavarësisht dakordësisë pengjeve që ka lënë Rama në PD për të penguar demokratët që të garojnë, kandidatët e tyre që të garojnë, që të marrin votën e të pakënaqurve për të rrëzuar rreshterët e Ramës në pushtetin vendor”, tha ai.

Bylykbashi theksoi se qëllimi i Ramës është që në këto zgjedhje vendore të fusë në zgjedhje në logo të PD-së, e cila do të performojë dobët në vota.

Ndërsa, sa i përket mbajtjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit në Tiranë dhe deklaratave të zyrtarëve të BE-së, Bylykbashi tha mesazhet për demokracinë dhe zgjedhjet e lira munguan pasi vendi ka emergjenca më të mëdha.

alibeaj bylykbashi berisha