TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Prill 2023, 22:16

Zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi: Nuk jam kandidat i askujt, por i qytetarëve të Elbasanit

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi: Nuk jam kandidat i askujt, por

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin, Luçiano Boçi është shprehur se ai nuk është as kandidat i Ilir Metës dhe as i Sali Berishës, por i qytetarëve.

Si mundet? Ku ka formulë politike? Kjo është e domosdoshme. Merita është që të zgjerosh aleancën. Unë jam përfaqësues i opozitës dhe opozita janë njerëzit fillimisht, s’mund të më thuash që jam përfaqësues i dikujt apo i dikujt tjetër, unë jam përfaqësues i Elbasanit, unë zbrita katet e larta të politikës. Rrethenat politike përcaktojnë opozitën”, tha Boçi.

Ai komentoi gjithashtu edhe përçarjen në PD, ku refuzoi që ta quante si “dramë”, por si “proces politik”, që ndodh.

Përçarja? Janë procese politike që ndodhin në një forcë politike, normal ka mendime ndryshme, nuk është dramë, në opozitë kundërshtitë janë më të fortë, se kundërshtitë janë dhe PS, po ri mbledh pushteti, prit se është te pragu , nuk është dramë, jemi parti shumë e janë procese që shëndoshin”, shtoi Boçi.

boçi elbasan bashkë fitojmë

Lini një Përgjigje