
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për pesë kryebashkiakët e Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.
Pjesëmarrja e përgjithshme deri në orën 15:00 ishte 16.08 për qind, ndërsa sipas bashkive ndahet si më poshtë:
Berat – 16.7%, pra 3398 votues
Votues të regjistruar – 82.161 votues
Vlorë -10.68% %, pra 5582 votues
Votues të regjistruar – 171.895 votues
Cërrik – 21.39%, pra 1524 votues
Votues të regjistruar – 38. 724 votues
Mat -35.32%, pra 3278 votues
Votues të regjistruar – 29. 092 votues
Tepelenë – 28.74%, pra 1151 votues
Votues të regjistruar – 12.667 votues
Kujtojmë se qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 18:00, sipas përcaktimit të Kodit Zgjedhor për periudhën tetor-nëntor. Këto zgjedhje të pjesshme vijnë pas largimit të pesë kryebashkiakëve që morën poste në qeveri apo mandate deputeti; mes tyre Andis Salla i Cërrikut, që u emërua ministër. Fushata zgjedhore kaloi pa shumë protagonizëm politik dhe pa mitingje, ndërsa partitë e mëdha shmangën përfshirjen e drejtëpërdrejtë.
Lini një Përgjigje