TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2025, 12:53

Dha dorëheqjen si ish-kreu i Bashkisë Vlorë, voton Ermal Dredha

Shkruar nga Pamfleti
Dha dorëheqjen si ish-kreu i Bashkisë Vlorë, voton Ermal Dredha
Ermal Dredha

Në 5 bashki të vendit po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore. 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat e Tepelenë, ndërsa për drejtimin e këtyre bashkive janë në garë 13 kandidatë.

Në Vlorë ka votuar në Fakultetin e Ekonomisë, ish-kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha i cili dha dorëheqjen nga posti.

Ai nuk dha prononcim për mediat

Procesi i votimit po vijon normalisht në të gjithë vendin, me probleme sporadike. Vetëm 19% e qendrave janë hapur me pak vonesë, ndërsa në 3 QV pati probleme me mungesën e komisionerëve të PD, por situata u zgjidh. Në të gjitha qendrat po përdoret identifikimi elektronik pa probleme.

Deri në orën 12:00, sipas të dhënave nga KQZ kanë votuar 20449 qytetarë, ose 10.7% e zgjedhësve. Mati është bashkia me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje (24.17%), ndërsa Vlora me pjesëmarrjen më të ulët (6.94%).

ermal dredha

Lini një Përgjigje