TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2023, 21:58

“Zgjedhjet janë vrarë ende pa nisur”, Bushati: Rezultati i 14 majit është vendosur në tavolinë

Shkruar nga Pamfleti

“Zgjedhjet janë vrarë ende pa nisur”, Bushati: Rezultati i

Analisti Andi Bushati tha se zgjedhjet vendore të 14 majit, janë kronikë e një vdekje të paralajmëruar.

I ftuar në “Now” në “Euronews Albania”, ai tha se rezultatet e këtyre zgjedhjeve do shënohen në tavolinë nga kryeministri Rama dhe se e gjithë fushata dhe debatet politike, janë një estradë e  madhe.

Kronikë e një vdekje të paralajmëruar. Kur ka vdekje ka dhe vrasës. Që dikush të vdesë duhet të ketë edhe vrasës. Kur them kronikë e një vdekje të paralajmëruar, e vë theksin te vrasja. Këtu ne kemi një palë zgjedhje që janë vrarë panisur. Kemi një palë zgjedhje, ku u bë ç’ishte e mundur që opozita reale të mos ishte pjesë e zgjedhjeve. Prandaj them, po e them me një gjuhë banale, në këto zgjedhje do kemi rezultatin që Rama do shënojë në tavolinë. Fatkeqësia jonë është se bëjmë sikur marrim pjesë në debate, bëjmë fushatë, disa njerëz bëjnë sikur kandidojnë. Pastaj kur e shohim pak kuptojmë se e gjithë kjo është një estradë e madhe”, tha Andi Bushati.

zgjedhjet 14 maji rezultati

Lini një Përgjigje