Politike23 Korrik 2023, 11:48

Zgjedhjet në Rrogozhinë, voton Edison Memolla: Shpresojmë të njëjtin rezultat si në 14 Maj

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Rrogozhinë, voton Edison Memolla: Shpresojmë të

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla i është drejtuar qendrës së votimit, ku ka hedhur votën e tij.

Pas votimit, Memolla ka dhënë një pronocim për mediat, ku i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në votime.

Memolla thotë me bindje se nuk rrezikon aspak, teksa shpreson që të marrin pak a shumë të njëjtin rezultat me atë të 14 Majit, ku fitues është shpallur ai me një diferencë të vogël votash përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxhës.

"Procesi po shkon shumë mirë, pavarësisht një incidenti të vogël. Ftoj qytetarët të votojnë masivisht dhe të votojnë kandidatin më të mirë. Nuk rrezikojmë aspak. Shpresojmë pak a shumë të njëjtin rezultat si në 14 Maj. Nuk merrem me kundërshtarin, por me veten time. Problemi i fotografimit të votës është administruar nga KQZ dhe KZAZ.", tha Memolla.

edison memolla zgjehdje rrogozhine