
Partia Demokratike ka zgjedhur me anë të votimit, kryetarët e rinj të dhjetë degëve të saj, si në Mallakastër, Devoll, Bulqizë, Kukës etj. Në datat 23 dhe 24 mars u zhvillua procesi i votimeve i cili nisi në orën 8:00 dhe përfundoi në orën 18:00.
Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOE nga Komisionet e Votimit dhe Numërimit, fitues në garën për "kryetar" sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon:
PD dega Mallakastër, z. Resmi Bilbil Shanaj me 82% të votave
PD dega Devoll, z. Elvis Jani Hajdërlli me 74% të votave
PD dega Poliçan, z. Behar Veli Xhaferaj me 63% të votave
PD dega Peqin, z. Mustafa ZylyfPashja me 88% të votave
PD dega Shijak, z. Denis Lutfi Duka me 53% të votave
PD dega Bulqizë, z. Shaqir MislafManjani me 78% të votave
PD degaTropojë, z. Bardhyl Sahit Hoxhaj me 71% të votave
PD dega Kukës, z. Rrahman Shefqet Dema me 58% të votave
PD dega Kuçovë, z. Nevjan Pasho, me 94% të votave
PD dega Mirditë, z. Aleksandër Lala, me 85% të votave
Në njoftim thuhet zgjedhjet për kryetar degësh në datat 23 dhe 24 mars 2024 u zhvilluan bazuar në dy vendime: Vendimin nr. 3 të datës 26 shkurt 2024 të Kryesisë së PDSH dhe në vendimin nr. 4 të datës 28 shkurt 2024 të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të PD i falenderoi të gjithë anëtarët që u bënë pjesë aktive e procesit të votimit për zgjedhjen me parimin |një anëtar një votë" të kryetarëve të degëve të tyre.
Lini një Përgjigje