TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2024, 12:59

Arrestimi i Jorgo Goros, Vangjel Dule: Lëvizje politike e orkestruar nga Rama

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Jorgo Goros, Vangjel Dule: Lëvizje politike e orkestruar nga

Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule ka folur pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Himarë Jorgo Goro. Ai tha se kjo është një lëvizje e kryeministrit Rama.

Ai e ka cilësuar arrestimin e Goros si një lëvizje politike të orkestruar nga dirigjenti Edi Rama, teksa shprehet se Goro është viktimë e lojës së kryeministrit.

Dule ka komentuar gjithashtu edhe arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili u shpreh se në Shqipëri duhet të respektohet ligji, kushtetuta, konventa europiane dhe ky dënim është një njollë të pashlyeshme për një shtet të së drejtës.

I pyetur se sipas “Kathimerini” Vangjel Tavo po përgatitet nga Rama si kryetar bashkie në Himarë, Dule thotë se këto lëvizje janë të paraprira nga vetë Rama dhe se planet e tij janë të njohura.

 

Lini një Përgjigje