
Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët socialistë, në kuadër të turit “Për punët e Shqipërisë”. Ndër të tjera, fokusi i kryeministrit u përqëndrua te puna e Kadastrës dhe ajo e sistemit të adresave.
Ai u kërkoi bashkive që të ngrenë një zyrë të ndihmës juridike për Kadastrën, duke pranuar se ankesat e qytetarëve janë të drejta. Rama theksoi se ka shumë probleme me Kadastrën dhe se hapja e zyrave juridike ndihmëse nëpër bashki do të lehtësojë qytetarët.
“Kadastra, në bashkëpunim me çdo bashki, por këtu duhet angazhimi juaj, të ndërtojë planet prioritare të legalizimit. Në mënyrë që të legalizojmë procesin dhe ta bëjmë më të drejtë e transparent për aplikuesit duke vendosur një sistem ku ata që kanë aplikuar më parë janë të parët për të marrë përgjigje, po ashtu përcaktimi i zonave prioritare. Të kemi një punë të përbashkët dhe të koordinuar më të mirë. Duhet patjetër që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën. Ka shumë ankesa për kadastrën, por shumë prej tyre vijnë nga moskryerja e aplikimit në mënyrë të rregullt ligjore. Nuk ka asnjë problem që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike enkas për shërbimin e kadastrës dhe legalizimeve. Është diçka që do të lehtësojë maksimalisht qytetarët në mënyrën e kuptimit sesi bëhet një legalizim. Këtë do ta ndjekë ministri i Pushtetit Vendor”, tha Rama.
Sa i takon sistemit të adresave, Rama kërkoi angazhim serioz nga bashkitë dhe paralajmëroi gjithashtu edhe penalitete për qytetarët që nuk pranojnë të bashkëpunojnë me autoritetet përkatëse.
“Një pikë tjetër e rëndësishme është puna për të finalizuar sistemin e adresave, duke kërkuar të gjithë ju të angazhoheni shumë seriozisht në atë pjesë të punës që takon bashkive. Finalizimi do angazhimin e individëve dhe në pikat e planitë të punës do të ketë një pikë për penalitet për ata që nuk bashkëpunojnë me pushtetin vendor për t’u bërë pjesë e sistemit të adresave”, shtoi ai.
Kur breshka ta ben shurren ke kembet je i mbaruar. Keshtu ka perfunduar edhe ky i shtremti i gjate. Te lajthisesh eshte nje gje dhe te pjerdhesh kur je ne krye te shtetit eshte e frikshme, se ky behet si puna atij qe: Une bej cte dua dhe nuk shte faji im per asgje. Adresat ti gjesh dhe ti rregullosh vete. Administraten e ASHK, Gjendjen Civile dhe AKSHI-n qe ke ne varesi per kete pune i ke. Adresa eshte gjeja me e thjeshte. 1. Çdo pasuri ka te dhena kadastrale, si Nr. pasurie, Indeks Harte dhe koordinata nga Harta. 2. Sipas ketyre te dhenave gjen Adresen e Rruges. 3. Ne sistemin asig, Albscad jane numertuar te gjitha objektet. 4. Njoftoi te gjithe pronaret nepermjet e-albania, per adresen e korigjuar 5. Nese nuk pergjigjen, nuk eshte as problem dhe fundi i dynjase. Nese ka ndonje paqartesi le te shkruaje ketu i gjati se ja sqarojme me hollesisht si zgjidhet ky problem