TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2023, 12:01

Zyrtare/ Shuhen hatërmbetjet me Ramën, Kurti vjen në Tiranë me 16 Tetor për “Procesin e Berlinit”

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtare/ Shuhen hatërmbetjet me Ramën, Kurti vjen në Tiranë
Edi Rama dhe Albin Kurti

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Procesin e Berlinit që mbahet në Tiranë.

Për këtë takim në Tiranë, kryeministri shqiptar Edi Rama kishte nisur një tur ballkanik në kuadër të përgatitjeve. Por, Kurti s’e kishte pritur homologun e tij për shkak se Rama kishte anuluar mbledhjen e dy qeverive pas tensioneve në veri të vendit. Takimin me Ramën për Procesin e Berlinit, Kurti e kishte kushtëzuar me mbledhjen e qeverive.

Samiti i Procesit të Berlinit mbahet më 16 tetor dhe për herë të parë në një vend të rajonit. Pjesëmarrës në këtë samit do të jetë edhe kancelari Olaf Scholz, presidenti i Francës Emmanuel Macron, si edhe presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e gjashtë vendeve në Bashkimin Europian. Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel.

 

rama kurti tiranë

Lini një Përgjigje