TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Nëntor 2025, 17:20

28 Nëntori, Vjosa Osmani vizitë në Shkodër; presidentja e Kosovës flet edhe për zgjedhjet e parakohshme

Shkruar nga Pamfleti

28 Nëntori, Vjosa Osmani vizitë në Shkodër; presidentja e

Presidentja Vjosa Osmani ka shkuar në Shkodër të Shqipërisë me rastin e 28 Nëntorit.

Ajo është pritur nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, dhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Për Osmanin, si Kosova edhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta, krenare dhe në rrugë të drejtë për integrimin në BE.

Secila vizitën në Shkodër është e veçantë. Është kënaqësi që kthehem sërish. Është një qytet që e ka ndihmuar Kosovën në momentet më të rënda. Ju e dini që edhe në 1998-1999, qytetarët e Gjakovës kanë ndenjur këtu. Shkodra ka qenë krahë nesh edhe për rindërtimin tonë. Ehe tani po ecim përpara si dy shtete që synojmë integrimin në BE. Është emocion që në prag të festës së flamurit gjendemi në Shkodër.

Për ne është një festë e 4-fishtë, festa e flamurit, nesër dita e pavarësisë, është edhe ditëlindja  e komandantit legjendar i Adem Jasharit dhe përvjetori i daljes së parë publike të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si Kosova edhe Shqipëria qëndrojnë sot të forta, krenare dhe në rrugë të drejtë për integrimin në BE”, është shprehur Osmani nga Shkodra.

Më tej ajo ka folur për situatën e qeverisë në vend, duke i cilësuar zgjedhjet e jashtëzakonshme si normale në një sistem demokracie.

Sipas saj, Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt sepse qytetarët e Kosovës mezi presin të merren vendime të tjera në të mirë të vendit.

Situatat politike, apo kjo që po ballafaqohet Kosova për zgjedhjet e jashtëzakonshme janë normale në demokraci. Shpresa ime është që menjëherë pas zgjedhjeve të kemi konstituim të Kuvendit. Shpresoj që të kemi qeveri sa më parë sepse qytetarët e Kosovës mezi presin. Festa e 28 nëntori i bashkon të gjithë shqiptarët.

Çdo iniciativë që e afron më shumë Kosovën me Shqipërinë është shumë e mirëseardhur. Unë besoj që kjo rrugë, Shkodër-Gjakovë, do të hapë edhe më shumë rrugë të tjera jo vetëm fizike dhe gjeografike, edhe rrugë bashkëpunimi, në ekonomi, turizën dhe kulturës”, u shpreh Osmani.

Lini një Përgjigje