
Xhafer Gashi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në LDK.
Kryetari aktual i Obiliqit, kandidat i LDK për një tjetër mandat, Xhafer Gashi ka pranuar humbjen ndaj kandidatit Halil Thaçi të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gashi dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet brenda LDK, si kryetar i degës dhe si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të partisë pak pasi nisi numërimi i votave.
“Falenderoj secilin prej juve edhe shumë të tjerë që s’janë prezentë këtu. Meqenëse jemi mundu me organizu, ndoshta nuk ia kemi dalë për arsye se dikun na kanë rrjedhë.
Unë si kryetar i degës së LDK-së në Obiliq, e marr përgjegjësinë për humbjen dhe jap dorëheqje nga Këshilli i Përgjithshëm, nga kryesia e Lidhjes Demokratike dhe nga kryetar i nëndegës”, deklaroi Gashi.
Lini një Përgjigje