
Në zgjedhjet e mbajtura dje në Kosovë, raundi i dytë ose balotazhi, Përparim Rama fitoi mandatin e dytë si kryetar i Komunës së Prishtinës.
Por, cili është dallimi mes raundit të parë dhe balotazhit?
Përparim Rama në raundin e parë në Prishtinë fitoi 35595 vota ose 33.71%, kurse Hajrulla Çeku 35077 vota ose 33.21%.
Në balotazh, Rama arriti të marrë 46 935 vota apo 51.54%, kurse Hajrulla Çeku 44 126 vota ose 48.46%. Kështu në balotazh, kryekomunari i Prishtinës arriti të fitojë mbi 11 mijë vota më shumë se në raundin e parë, ndërsa Çeku fitoi mbi 9 mijë vota krahasuar me votimin e dy javëve më parë. Diferenca mes dy kandidatëve në përfundim të zgjedhjeve është mbi 2700 vota, të mjaftueshme këto për Përparim Ramën që të mbajë edhe një mandat si Kryetar i Komunës së Prishtinës.
Lini një Përgjigje