TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2023, 19:26

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë dënon dhunën e serbëve ndaj KFOR-it: Të ndalohen veprimet që ndezin tensione dhe konflikt

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë dënon dhunën e

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur se SHBA dënon ashpër veprimet e dhunshme të protestuesve serb sot në Zveçan, ku u përdorën dhe lëndë plasëse ndaj KFOR-it.

SHBA dënon ashpër veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, duke përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër KFOR, trupat që kërkojnë të ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, shkroi ai në Twitter.

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë nisur të shpërndajnë protestuesit serbë që gjenden pranë ndërtesës së komunës së Zveçanit.

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç. Trupat e KFOR-it po përdorin shok-bomba për të shpërndarë protestuesit, të cilët po hedhin sende të forta në drejtim të tyre.

kosova shba dënon dhunën kfor

Lini një Përgjigje