Kosova29 Maj 2023, 19:11

"Serbët sulmuan policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, Vjosa Osmani: Veriu u destabilizua me urdhër të Vuçiçit

Shkruar nga Pamfleti
"Serbët sulmuan policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, Vjosa
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të vendit ku thekson se po shkaktohet nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale, të cilët po sulmojnë Policinë e Kosovës, oficerët, KFOR-in dhe gazetarët.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka dënuar dhunën, ndërsa shprehet se ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë.

“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan presidentja Osmani.

 

kosove kfor vjosa osmani vucic