Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka komentuar deklaratën e Ivica Daçiç se Serbia do të ndryshojë marrëdhëniet me Ukrainën për shkak të rezervimit të saj gjatë pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Vuçiç falënderoi ata që votuan kundër, veçanërisht Hungarinë, por gjithashtu shtoi se është i zhgënjyer me qëndrimin e disa vendeve që votuan për Kosovën.
"Ne e dinim se ata kishin një shumicë prej 31 vendesh, ata prisnin të paktën 34. Ne e dinim që në fillim që ata kanë një shumicë që nuk mund ta kërcënosh. Ju keni vende që nuk kanë orientimin e tyre të politikës së jashtme dhe kjo është e pritshme. Vendimi i Hungarisë nuk pritej. Ata u treguan si miqtë më të mëdhenj të Serbisë, votuan kundër, falënderoj sinqerisht kryeministrin Orban. Faleminderit Qipros, faleminderit Rumanisë, Azerbajxhanit, Gjeorgjisë... Faleminderit njerëzve që e mbështetën të drejtën ndërkombëtare.", tha Vuçiç.
Presidenti serb iu referua edhe njoftimit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, se Serbia do të ndryshojë marrëdhëniet me Ukrainën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Moldavinë, e cila dje abstenoi në votim.
“Ne nuk jemi një vend që për një votë do t'i ndryshojmë të gjitha marrëdhëniet me të gjithë botën brenda natës. A kishte ndonjë zhgënjim, sigurisht që kishte. Serbia kurrë nuk ka qenë e rezervuar për integritetin territorial të Ukrainës. Dhe vendimi i dhënë nuk është i rastësishëm, përfaqësuesit ukrainas kërkuan pushim në punën e tyre në mënyrë që të konsultoheshin me zyrtarët amerikanë dhe më pas morën vendim për abstenim. Disa u zhdukën gjatë votimit, si Armenia, Bosnja dhe Hercegovina abstenuan.
Duhet të dimë se Spanja, Hungaria, Qiproja, Azerbajxhani janë gjithmonë përpara të tjerëve. Ne nuk kemi një strategji koherente të politikës së jashtme dhe do të punojmë për këtë. Të kujdesemi për marrëdhëniet tona dypalëshe, të mos kalojmë kufijtë e reciprocitetit, nëse dikush nuk respekton integritetin territorial të vendit tonë, pse duhet të respektojmë integritetin e tyre territorial. Parimi i parë është se ne respektojmë të drejtën ndërkombëtare. Mund të heshtim, këto nuk do të jenë ndryshime tektonike, por të thella dhe thelbësore. Dhe ky është një qëndrim i përgjegjshëm ndaj vendit të vet.”, deklaroi Vuçiç.
Lini një Përgjigje