Kosova24 Prill 2023, 21:22

"Kosova më afër familjes evropiane"/ Bërnabiç i kthehet ambasadorit gjerman: BE-ja nuk do ta zbatojë kurrë Marrëveshjen e Brukselit

Shkruar nga Pamfleti
"Kosova më afër familjes evropiane"/ Bërnabiç i
Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç ka reaguar në lidhje me postimin e bërë nga ambasadori gjerman, Jorn Rohde për aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në KiE, i cili tha se tashmë Prishtina ndodhet më afër familjes evropiane.

Në postimin e tij, Rohde kishte sqaruar edhe pikat kyçe të anëtarësimit të plotë, i cili kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe implementimin e Asosacionit.

Edhe pse në atë shkrim kërkohej të zbatohej Asociacioni i komunave serbe dhe aneksi i Ohrit, Bërnabiç ka përmendur një marrëveshje tjetër të nënshkruar para 10 vjetëve.

“Ky tweet nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është një provë se BE-ja nuk kishte ndërmend të zbatonte kurrë Marrëveshjen e Brukselit, të cilën ata e ndërmjetësuan dhe e nënshkruan si garantues të saj. Tani, 10 vjet më vonë, edhe pse Prishtina nuk e zbatoi asnjë fjalë të saj, ata u shpërblyen bujarisht. Askush nuk mund t’i sajonte këto gjëra…”, shkruan Bërnabiç.

Kujtojmë se Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Komiteti i Ministrave e kaloi çështjen te Asambleja e Përgjithshme ku dhe do të bëhet më pas votimi final, duke përmbyllur një hap shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës në institucionet kombëtare.

Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022. 

 

kosove bernabic ambasadori gjermna marreveshja e brukselit