Kosova 3 Qershor 2023, 22:53

Chollet telefonon Vuçiçin, thirrje presidentit serb të tërhiqet nga tensionet në veri të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Chollet telefonon Vuçiçin, thirrje presidentit serb të

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njoftoi përmes një postimi në Twitter se një ditë më parë ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin e ka inkurajuar që t’i nxisë serbët e Kosovës që të mos krijojnë trazira.

Chollet u shpreh se ka kërkuar po ashtu që të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve të krijuara së fundmi në veri të Kosovës.

E inkurajova presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dje për të nxitur qetësi mes serbë të Kosovës, të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës si dhe për t’u kthyer në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi ai në Twitter.

chollet vucic