TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Qershor 2023, 17:05

“Presioni është mbi Beogradin dhe jo mbi ne”, Kurti: Në veri do ketë kryetarë të rinj vetëm përmes zgjedhjeve!

Shkruar nga Pamfleti

“Presioni është mbi Beogradin dhe jo mbi ne”, Kurti:

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar sërish për situatën në Veri të Kosovës, duke thënë thënë se vetëm pas zgjedhjeve mund të ketë kryetarë të rinj në komuna.

Kurti tha për mediat se sundimi i ligjit duhet të vlejë për të gjithë dhe se nuk mund të ketë asnjë pakicë të privilegjuar. Sipas tij, të gjitha komunitetet duhet të çlirohen prej elementeve që kanë ideologji ekstremiste dhe bëjnë sulme të dhunshme ndaj shtetit të Kosovës.

Unë e kuptoj që në zgjedhjet që janë mbajtur në veri të Kosovës ka pasur dalje shumë të ulët dhe legjitimiteti është i vakët, mirëpo këta kanë pak legjitimitet e ata të tjerët kanë aspak legjitimitet”, ka thënë ai.

Prandaj, pas zgjedhjeve të reja mund të ketë kryetarë të rinj, e nuk mund të ketë kryetarë pa zgjedhje të reja dhe zyrat e ndërtesat e komunave në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok janë asete të Kosovës”, shtoi ai.

Më tej, Kurti ka deklaruar se gjithçka është duke shkuar drejt normalizimit, ndërsa ka shtuar se për t’u bërë kjo sa më shpejt adresa për trysni është Beogradi e jo Prishtina.

kurti zgjedhje

Lini një Përgjigje