TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Tetor 2023, 09:36

Deputeti i Vetëvendosjes revoltohet me Ramën: Mos fol shumë kur nuk e njeh mirë Kosovën!

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti i Vetëvendosjes revoltohet me Ramën: Mos fol shumë kur
Armend Muja dhe Edi Rama

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama për situatën në veri të Kosovës.

Muja thotë se Rama nuk ka informacion për Kosovën, dhe dikush në rrethin e tij duhet ta këshilloj të mos flasë për çështje që nuk i di.

Rama ka përsëritur qëndrimin e tij se KFOR-i duhet të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës.

“Unë e shoh që Rama e ndin njëfarë obligimi që të deklarohet çdoherë për Kosovën dhe droja ime e parë kur e dëgjoj unë, edhe atë ditë në konferencën e tij për shtyp, shumë është interesant cektësia mbi të cilën ai e njeh Kosovën. S’ka informacion.

Është një lloj atrofie e plotë intelektuale dhe mendoj që dikush në rrethin e tij duhet ta këshilloj të mos flet shumë për çështje që nuk i di. Është për të mirën e tij unë besoj,” deklaroi Muja në Tëvë 1.

 

armend muja rama kosova

Lini një Përgjigje