Kosova12 Maj 2023, 16:29

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak optimist: Takimi i së hënës ndërmjet kryenegociatorëve, mundësi e mirë për hapa konkretë

Shkruar nga Pamfleti
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak optimist: Takimi i së
Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryenegociatorin Petar Petkoviç.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Lajçak deklaron se takimi i së hënës është mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm konkretë në zbatimin e marrëveshjes.

“Në Beograd, takova presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryetarin Petar Petkoviç për të diskutuar mënyrën e ecjes përpara në zbatimin e Marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm konkretë”, shkruan Lajçak.

Kujtojmë se Miroslav Lajçak ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me kryeministrin Albin Kurti, kryenegociatorin Besnik Bislimi, kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën dhe me përfaqësues të Listës Serbe. Lajçak ka deklaruar se ka zhvilluar diskutim të rëndësishëm me kryeministrin Kurti për rrugën përpara në procesin drejt normalizimit. Ndërsa, Kurti është shprehur se në takimin me emisarin e BE ka theksuar nevojën që marrëveshja bazë të zbatohet tërësisht.

kosove serbi lajcak dialog