Kosova17 Prill 2024, 07:45

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, diplomati: Vuçiç kërkon ta ndalojë, ka një skenar

Shkruar nga Pamfleti

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, diplomati: Vuçiç

Diplomati Sokol Gjoka ka thënë se Serbia ka bërë përpjekje për të ndaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE. Ai tha se Vuçiç kërkon ta pengojë anëtarësimin e Kosovës përmes votimit në Këshillin e Ministrave të KiE, por që duket si diçka e pamundur për tu realizuar.

Ai shtoi se nga ana tjetër, Bashkimi Europian po përpiqet ta tërheqë Serbinë nga vetja.

“BE tenton që Serbinë ta tërheqë sa më shumë nga vetja. Duke e ditur që Serbia lëviz në disa karrige, jo vetëm midis Rusisë, por edhe disa partnerëve të tjerë të mëdhenj, atëherë është detyrë e BE-së që ta tërheqë sa më shumë jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Jo pa qëllim Vuçiç shkoi dhe bëri atë marrëveshjen për blerjen e avionëve ushtarakë në Francë, për të treguar që ja unë bashkëpunoj me vendet kryesore të BE. Së dyti për të treguar që blen armatime ushtarake që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë, mbrojtjes, etj. Dhe së treti për të mikluar edhe pak me Francën, në kushtet që Kosova po ecën në rrugën e anëtarësimeve.

Por unë mendoj se Serbia dhe Vuçiç do e vijojnë luftën e tyre deri në fund, duke penguar Kosovën që të anëtarësohet në KiE nëpërmjet Këshillit të Ministrave. Ai komitet vijon punën dhe ka nisur dozën e lobimit. Sipas të gjitha kalkulimeve rezulton që Kosova ta marrë këtë vend, por nuk duhet ndërprerë puna deri në atë moment”, tha Gjoka për Euronews.

sokol gjoka kosova serbi kie