Kosova 9 Prill 2023, 14:07

Dodik kritikon SHBA për Kosovën: Ata duan shkëputjen nga Serbia, pa ofruar asgjë në këmbim

Shkruar nga Pamfleti
Dodik kritikon SHBA për Kosovën: Ata duan shkëputjen nga Serbia,
Milorad Dodik

Lideri ultranacionalist i entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik thotë se nuk ka më marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intevistë për “Politika", Dodik ka deklaruar se Perëndimi dëshiron që Serbia “t’i duartrakasë shkëputjes së Kosovës nga Serbia” pa ofruar ndonjë gjë si këmbim.

Dodik i cili mirëmban narrativën ruse, në veçanti nga post-24 shkurti i invazionit rus mbi Ukrainën, thotë se serbët "nuk do ta pranojnë këtë".

“Amerikanët dhe evropianët kanë ekzagjeruar. Ata do të donin të shihnin Serbinë duke i duartrokitur shkëputjes së Kosovës, por kurrë s’kanë ofruar gjë për këtë, përveç një perspektive të rreme për anëtarësim në BE”, ka thënë Presidenti i “Republika Srpska”-s, Milorad Dodik.

Dodik vazhdoi t’i bjerë toneve anti-evropiane dhe anti-amerikane, duke thënë se “do të vijë një ditë kuir njerëzit do të thonë – lamtumirë, Kosova ështtë pjesë e Serbisë, dhe ju bëni ç’të doni, sepse na mashtruat gjithherë”.

Ultranacionalisti serb i Bosnjes vazhdon ta quajë Bosnje-Hercegovinën “shtet të dështua pa asnjë shans suksesi” dhe se “Republika Srpska refuzon të jetojë në një Bosnjie-Hercegovinë antikushtetuese”.

“Askush nuk mund të ndërtojë ose riparojë Bosnjën”, tha ai.

milorad dodik kosova