TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Shtator 2023, 07:16

E frikshme/ Beogradi nderon 3 terroristët serbë që vranë policin e Kosovës, Kreu i Listës Serbe puth fotografitë e të vrarëve

Shkruar nga Pamfleti
E frikshme/ Beogradi nderon 3 terroristët serbë që vranë
Goran Rakiç

Tre terroristët e vrarë në Banjskë, u nderuan në Mitrovicën e Veriut, në një kohë që është territor i Kosovës.

Qytetarë serbë, nderuan në një vend ku ishin vendosur fotografitë e tyre dhe qirinj, autorët e sulmit ndaj Policisë së Kosovës, ku për pasojë humbi jetën dhe një efektiv, dhe u plagos një tjetër.

Mes të të pranishmëve ishin dhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiç e Igor Simiç.

Goran Rakiç në një moment është përkulur dhe ka puthur fotografinë e një prej terroristëve të vrarë të dielën në Kosovë.

 

goran rakiç serbi

Lini një Përgjigje