TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Nëntor 2025, 14:58

"E motra shkoi për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait", zbardhen detaje nga vrasja e dy vëllezërve në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

"E motra shkoi për të marrë pjesë në

Driton Morina dhe Naim Morina janë dy vëllezërit që u vranë sot me armë zjarri në fshatin Gullbovc të Malishevës.

Ata u qëlluan për vdekje para derës së shtëpisë së tyre, në momentin kur familja është ende në ditë zie për vdekjen e babait, i cili ishte varrosur para pak ditësh.

Personi i dyshuar për vrasjen është Astrit Isufi, bashkëshorti i motrës së viktimave. Mësohet se vajza kishte ardhur në shtëpinë e vëllezërve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tyre. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e konfliktit, që përfundoi në përdorimin e armës.

Si ndodhi ngjarja?

Sot, autori Astrit Isufi shkoi në shtëpinë e Morinëve për të marrë bashkëshorten. Pasi ishte larguar disa metra, është kthyer sërish dhe ka hapur zjarr ndaj Dritonit dhe Naimit, të cilët ndodheshin para oborrit. Të dy kanë ndërruar jetë në vend.

“Familja ende ishte duke pritur njerëz për ngushëllim. Ai u kthye dhe i vrau para syve tanë. Edhe babën e kishim varrosë para pak ditësh”, tha një i afërm i familjes për Sinjalin.

Lini një Përgjigje